×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbardhet dëshmia e parë e Noizyt pas shpërthimit me tritol, çfarë iu tha policëve

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 8:39

    Zbardhet dëshmia e parë e reperit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës.

    Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

    Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit, raporton News24.

    Durrës/Informacion paraprak:

    Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

    Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!