Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në bizneset e reperit Rigels Rajku (Noizy) në Durrës.
Shpërthimi ka ndodhur në lokalin ku Noizy ka dyqanin e rrobave në emër të babait të reperit, ndërsa afër ka dhe një biznes tjetër.
Abc raporton se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Shpërthimi vjen pas një sherri para dy ditësh me një reper tjetër Kleviol Ahmeti. Policia po i merr në pyetje. Janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë afër vendit te ngjarjes.
Dy ditë pas sherrit, shpërthim në lokalin e Noizyt në Durrës