Armiqësia e hershme midis grupit OTR dhe TBA është zgjuar sërish.
Dy ditët e fundit, kryefjalë e mediave rozë ishte sherri i bujshëm midis reperit të njohur Noizyt dhe Kleviol Ahmetit apo ndryshe i njohur si Cllevion.
Ngjarja u thellua edhe më shumë kur mëngjesin e sotëm, lokalit të reperit Noizy iu vendos tritol.
Në dëshminë e tij, Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me Cllevion.
Së fundmi, një anëtar i grupit që bënë pjesë edhe Cllevio, TBA-së, ka dalë me një kërcënim të hapur për Noizyn.
Përmes një videoje, Benardin Simoni ose ndryshe i njohur si Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguajë që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmëron se do ta godasë aty ku i dhemb zemra.
Biiemtii nuk mjaftoi me kaq, ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash.