Rap-artisti nga Drenica, Don Xhoni, prej më shumë se dy vitesh është rikthyer në një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Ai deri në këtë kohë ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme, ndërkohë që ka arritur edhe fitime të majme.
Ndonëse po vazhdon të jetë tejet i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) lirshëm mund të thuhet se është një nga yjet më të preferuar të skenës.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, 22-vjeçari ka dhënë një vështrim të shtëpisë nga jashtë dhe makinave të tij.
I njëjti është në përgatitje të projekteve të reja muzikore që do t’i sjell ditëve në vijim.
“Crypto” ndërkaq mbetet krijimi muzikor i fundit i realizuar nga reperi me mbi nëntë milionë klikime në YouTube
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.