×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet lidhja e dashurisë së Kidës me djalin që jeton në Dubai

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 19:06

    Këngëtarja e njohur, Kida është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo është përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin, Valon Berisha. Mirëpo ky i fundit i hodhi poshtë të gjitha. Ai tha se e do shumë këngëtaren si vajzë dhe si artiste, por janë vetëm miq.

    Ndërkohë, së fundmi, burime për “Kryefjala” kanë zbuluar se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie.

    Partneri, i cili është bashkëmoshatar me të, nuk është figurë publike dhe jeton në Dubai. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Kjo ka bërë që kurioziteti i fansave të jetë shumë i madh.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by KIDA (@kida)

    Sa i përket muzikës, dy ditë më parë, Kida lancoi bashkëpunimin e ri me Dafina Zeqirin, me titull “Luje Belin”, projekt ky që, si duket, ka marrur komente pozitive nga fansat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!