Dizenjatori Valdrin Sahiti ka treguar se posedon pasaportë diplomatike. Tha se me të është pajisur “diku në vitin 2019-2020”.
Sahiti tha se pasaportën diplomatike nuk e ka përdorur asnjëherë.
“Pse a nuk e meritoj?”, pyeti ai.
“Pasaportën diplomatike nuk e kam përdorë, sepse asnjë vizë nuk e kam në pasaportë diplomatike, sepse vizat i kam në pasaportën normal. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur “British Vogue” e ka bërë një shkrim për mua dhe ka shpjeguar gjithë historinë e Kosovës”, u shpreh ai në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova.
Sahiti tha se shteti nuk i ka dhënë kurrë asgjë.
“Unë kaloj gjithmonë kah VIP sepse unë jam “Gold” në çdo lloj agjencioni, unë nuk e njoh pjesën e pritjes dhe të kalimit nga njerëzit normal. Shteti nuk më ka dhënë kurrë në jetë asgjë, shofer kam, por nuk ma ka dhënë shteti. Unë s’kam pas kontrata kurrë në jetë me shtet, as të punës, as të eksperiencave personale”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.