×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana nis lidhje të re dashurie, dalin fotot me të dashurin e ri?

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 16:10

    Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi është mjaft aktive sa i përket rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

    Mirëpo, së fundmi ndjekësit e këngëtares kanë shkruar nëpër rrjete sociale se ajo tashmë është në një lidhje dashurie me reperin gjerman, Raheem Heid, i njohur ndryshe si “Reezy” apo “Raheem Supreem”.

    Në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale shihet një “selfie” e Loredanës, teksa në krah ka një tatuazh, ku shkruhet ‘raheem’ e bashkangjitur me një zemër, e që ndjekësit e kanë lidhur këtë me emrin e reperit gjerman.

    Ndërsa në disa fotografi tjera shihen dyshja, teksa luajnë së bashku, bëjnë ‘shopping’, madje edhe ecin krah për krahë me njëri-tjetrin.

    Kujtojmë se edhe muaj më parë është përfolur për një lidhje të mundshme mes dyshes./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!