×
  • Show Time
  • Show Time

    Andi flet për herë të parë pas ndarjes nga Melisa: Lidhja u bë toksike

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 17:43

    Nuk e dimë nëse këtë herë ndarja e tyre është përfundimtare, por Andi Shehu thotë se kishin shumë kohë që ziheshin për ‘budallallëqe’.

    Andi ka folur për herë të parë për ndarjen nga Melisa duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.

    “U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.- u shpreh ai i ftuar në “E diell”. I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

    Ish-çifti i “Për’puthen” duket se e ka përdorur për famë dhe followersa lidhjen pasi janë ndarë dhe ribashkuar disa herë duke reaguar në rrjetet e tyre sociale. Pak janë më parë, Andi fshiu të gjitha fotot që kishte me Melisën në Instagramin e tij. Nga ana tjetër i shpejt ishte edhe reagimi i Melisës e cila fillimisht vendosi që të mbajë vetëm një video të edituar, ku duket dyshja e përqafuar. Tanimë e ka hequr edhe atë.

    Gjithashtu, të dy kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram. Skena të përsëritura edhe këtë herë, aq sa publiku i gjerë është bindur se gjithçka po bëhet për famë e ndjekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!