×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe pse ka fjetur me djem, modelja e njohur thotë se tani është e virgjër

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 10:22

    Ka fjetur pafund me djem, por thotë se dëshiron të jetë e virgjër dhe tashmë është e tillë.

    Ylli i “OnlyFans”, Alice Irving thotë se është një “virgjëreshë e rilindur”, e cila dëshiron që të mbetet e “pastër” për personin e duhur.

    Pavarësisht se më parë ka fjetur me djem, Alice Irving, me origjinë kanadeze, tani ka bërë një betim duke thënë se do të bëjë dashuri vetëm me dikë që i ka fituar zemrën.

    “Një virgjëreshë e rilindur është dikush që angazhohet për abstinencë, në thelb duke u zotuar për dlirësinë.

    Pra, pa marrë parasysh se cila ishte historia juaj e mëparshme seksuale, ju angazhoheni për stopim derisa të gjeni personin me të cilin dëshironi që të angazhoheni për pjesën tjetër të jetës”, ka thënë 24-vjeçarja për “Daily Star”.

    Modelja e re ka krijuar një përmbajtje të çuditshme në faqen për të rritur në internet për disa vite. E pikërisht përvoja në botën e të rriturve ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi.

    “Ndihem sikur, duke qenë në këtë industri, humb ndjenjën e trupit tim në disa mënyra. Ndjeva sikur doja të gjeja përsëri këtë kontroll mbi trupin tim. Thjesht doja ta ndaja atë me një person që do të jetë plotësisht i denjë për mua, pasi mendoj se është diçka shumë e çmuar”, ka përfunduar 24-vjeçarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!