×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 15:11

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Forumin e IX-të Global në Baku të Azerbajxhanit se Aleksandër Vuçiç po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë.

    Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe.

    Sipas Berishës, Serbia nuk kërcënohet nga askush ndërsa për furnizimet e saj me armë kineze e ruse, kreu i PD e sheh si shqetësim të madh.

    “Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, dhe për tre ditë me radhë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe”, tha Berisha.Kreu i PD-së kujtoi se Vuçiç u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

    “Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull. Nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askush, askush nuk e kërcënon Serbinë sot, jam tërësisht i bindur për këtë, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese”, tha Berisha.

    Ai ka shtuar se një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!