Një person u godit nga demi dhe dy të tjerë pësuan traumë në kokë gjatë ditës së parë të festivalit më të njohur të qytetit verior të Spanjës, Pamplona këtë të diel.
I plagosuri përfundoi në spital pas goditjes në rrugët e ngushta të qendrës së qytetit mesjetar, gjatë festivalit të vrapimit të demave, i cili zgjati dy minuta dhe 41 sekonda.
Mijëra vrapues, të veshur kokë e këmbë me të bardhë, me shamia të kuqe në qafë, mblidhen çdo vit për festivalin tradicional me dema, të cilët lëshohen të vrapojnë rrugëve të qytetit, transmeton tch.
Këtë vit, demat ishin nga mbarështuesi i bagëtive Puerto de San Lorenzo, demat e të cilit kanë qenë përgjegjës për një goditje në të kaluarën. Një person ishte goditur në ditën e hapjes së festivalit vitin e kaluar.
Ky festival do të zgjasë deri të dielën e ardhshme, ku njerëzit do të guxojnë të vrapojnë me turmën e demave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.