Një ish-komandant policie që mbikëqyri aksionet me të cilat Filipinet u shpallën luftë tregtarëve të drogës, ka arsyetuar vrasjen e një vajze trevjeçare gjatë një aksioni kundër drogës më 4 korrik.
Ronald dela Rosa, tani senator, por që dikur u priu aksioneve për vrasjen e bandave të drogës, tha se vrasja e vajzës ishte dëm anësor dhe se gjëra të tilla ndodhin gjatë aksioneve policore, transmeton KTV.
Policia tha se vajza është përdorur si mbrojtëse nga babai, i dyshuar për kontrabandë me drogë, që u vra gjatë këtij aksioni.
Këtë version të ngjarjeve e ka mohuar nëna e vajzës, që deklaroi se familja ishte në gjumë në momentin e bastisjes nga policia.