Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmes një shkrimi në Twitter ka falënderuar presidencën franceze për përpilimin e një zgjidhje që do të hiqte veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe do të zhbllokonte rrugën evropiane të venit.

Michel thotë se propozimi i përfshin shqetësimet e palës maqedonase, ndërsa thekson se tani është koha që ky propozim të pranohet.

“E mirëpres zgjidhjen e presidencës franceze (Europe2022FR) për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Jemi më afër se kurdoherë: tani është koha për të thënë po”, ka shkruar Michel.

Reklamë

Zhbllokimi i vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut, përveç hapjes së negociatave të kësaj të fundit për anëtarësim në BE, i mundëson edhe Shqipërisë të njëjtën gjë.

Negociatat për Shqipërinë në BE mund të hapen sot