×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Negociatat për Shqipërinë në BE mund të hapen sot

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 16:04

    Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të hapen gjatë ditës së sotme dhe ka shpresë e optimizëm për një vendim pozitiv të Këshillit të Evropës mbi këtë çështje.

    Kështu raportojnë me burime mediat në Shqipëri, menjëherë pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kanë marrë një propozim nga Presidenca franceze që zhbllokon rrugën drejt BE-së.

    Këto zhvillime vijnë nga Samiti i NATO’s në Madrid që po mbahet prej dy ditësh, e ku pritet që sot krerët e vendeve të BE-së të fusin në rend dite edhe “dosjen” e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat shqiptare.

    Nga ky samit edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, se mendon se “kemi gjetur një kompromis për kontesin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së”.

    Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet në samitin në Madrid, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA, me fokus mbështetjen për Ukrainën.

    “Mbase sot lajmi i mirë…”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev. /Reporteri.net/.

    “Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar

    Macron jep lajmin për gjetje të zgjidhjes: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria një hap afër hapjes së negociatave për anëtarësim në BE

    Qeveria maqedonase e konfirmon: Kemi marrë propozimin francez për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!