Miliarderi dhe filantropisti amerikan Ross Perot i cili ka qenë dy herë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë sot në moshën 89 vjeçare.
Perot i ishte futur garës për të marr karrigen e të parit në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992 dhe 1996.
Këtë e ka konfirmuar për CNBC, përfaqësuesi i familjes, James Fuller, duke treguar se Perot ka vdekur pas një beteje pesë mujore me leukeminë, transmeton Gazeta Express.
“Në biznes dhe në jetën e përditshme, Ross ishte një njeri me integritet dhe veprime. Një patriot i vërtetë amerikan, dhe një njeri me vizion të rrallë, me principe, përkushtim të thellë”, ka thënë Fueller duke kujtuar veprimtarinë e tij humanitare dhe mbështetjen për veteranët e ushtrisë amerikane.
Ai ka lënë pas gruan e tij, Margot, pesë fëmijët dhe 16 nipër e mbesa
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.