Pas një muaji në Uashington D.C dje mbretëroi mot i lig, ku pasoi me një rrebesh shiu.
Pothuajse një orë pa ndërprerë pati reshje s aqë Shërbimi Kombëtar i Motit e klasifikoi vijën e stuhive në kryeqytetin e Amërikës si një ngjarje një herë në 100 vjet.
Në mes të 9 dhe 10 të mëngjesit, 3.30 inç shi ra në Reagan National Airport. Ndërsa shirat u ndalën, shumat arritën më shumë se 4 inç nëpër zonën e metrosë D.C.

Rryma shkaktoi një emergjencë të shpejtë dy-orëshe për rajonin e metrosë, ku pati edhe përmbytje, transmeton indeksonline.

Videot e përmbytjeve rreth Mall National u shfaqën nëpër mediat sociale. Shumë rrugë u shndërruan në lumenj, dhe ekuipazhet nxorrën anije për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në makinat e tyre.