Turistët thanë se dëgjuan një nënë “duke bërtitur me dhimbje”, ndërsa vajza e saj ra nga 150 metra lartësi nga një anije lundrimi teksa po mbahej nga gjyshi i saj.
Vajza 18-muajshe u shkëput nga krahët e gjyshit dhe u rrëzua nga kati i 11-të i anijes “Royal Caribbean” ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
Fëmija besohet të ketë rënë në beton më poshtë, ndërsa anija u ankorua në San Juan të Porto Rikos.
jyshi i vajzës është Salvatorre Anello.
Ajo u shpall e vdekur pak kohë pas aksidentit.
Vajza ishte nga Indiana, SHBA, dhe ishte me pushime me prindërit dhe gjyshërit e saj.
Familja e vajzës ende nuk është pyetur nga detektivë por policia ka thënë se besojnë se incidenti ishte një aksident tragjik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.