Destabilizimi i fuqishëm i atmosferës ka sjellë reshje të shumta shiu pothuajse në tërë rajonin.
Nga stuhi të fuqishme mbrëmë u godit Mali i Zi, Bosnja, por më mirë nuk kaloi as Kroacia.
Stuhia e fuqishme që mbrëmë për disa orë me radhë goditi Dalmacinë solli rrebeshe shiu, gjersa në bregdet u regjistrua edhe fenomeni i njohur si “cunami meteorologjik”, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për luhatjet e papritura të nivelit të detit për shkak të ndryshimeve në presionin e ajrit që ndodhin për shkak të kalimit të presionit atmosferike në Adriatik.
Fenomeni u regjistrua në të gjitha ishujt e Dalmacisë Qendrore, kryesisht ndërmjet orës 20:00 dhe 22:00, gjersa më i theksuar ishte në qytetin e vjetër të Hvarit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.