William Baldwin, një nga aktorët më të famshëm të kinematografisë amerikane, është duke qendruar në Kosovë.
Ai mbrëmë është argëtuar në një nga lokalet vendore në qytetin e Prizrenit.
Ishte faqja zyrtare e lokalit në fjalë, e cila ka publikuar fotografitë e Baldwin së bashku me punëtorët e lokalit.
Se a po qëndron në Kosovë për ndonjë projekt apo thjesht për qejf, akoma nuk dihet.
William njihet për role të shumta filmike si: “Justice League: Crisis on Tow Earths”, “Flatliners”, “Backdraft”, “Fair Game”, “Silver”.

