Universiteti i Prishtinës para disa ditësh ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.
E lidhur me këtë çështje ka reaguar aktori i njohur kosovar, Shkumbin Istrefi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai listoi disa këshilla për të rinjtë që dëshirojnë ta zgjedhin rrugën e studimeve.
“Diploma universitare, edhe pse ende është njëlloj krenarie (sidomos për familjen), për mua dhe sigurisht për tregun (jo sektorin publik) është një letër se cilës i ka humbur vlera dhe i humb ne vazhdime” tha ai ndër tjerash.
Postimi i plotë:
– Mendoni mire nese deshironi te studioni apo jo.
– Nese po, mendoni mire se cka deshironi te studioni, per cka keni prirje dhe cka iu intereson ne jete.
– Mendoni se cilat mund te jene profesionet qe mund te jene te kerkuara pasi qe ju te perfundoni studimet.
– Nese keni dilema, pushoni nje vit. Bota e praktikon vitin e pushimit pas shkolles se mesme. Quhet “gap year”. Ndoshta gjate atij viti iu kthjellen mendimet.
– Konsideroni profesione qe jane me perspektive dhe ka pune dhe shikoni shkolla profesionale (te zanatit) per aftesimin ne ato profesione.
Universiteti eshte kryesisht per ata qe deshirojne te orientohen ne ceshtje akademike dhe jo profesionale.
4 vjet jane shume per t’i humbur nese zgjidhni drejtim te gabuar.
Diploma universitare, edhe pse ende eshte njelloj krenarie (sidomos per familjen), per mua dhe sigurisht per tregun (jo sektorin publik) eshte nje leter se ciles i ka humbur vlera dhe i humb ne vazhdimesi.