Një muaj më parë, Mihrije Braha fejoi djalin e saj të vetëm Platorin.

Mirëpo, edhe pse kishte ftuar disa figura të estradës, aty mungoi këngëtarja Remzie Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje kjo e fundit u shpreh se në martesën e djalit e ka ftuar Mihrije Brahën, kështu që pret që ta ftojë kur ta martojë Platorin.

Reklamë

Ndërsa mbrëmë u bë virale përgjigjja e Mihrije Brahës, pas deklaratës së Remzijës, ku tha se në fejesën e djalit të saj, Remzije Osmani nuk më ka ftuar, kështu që dhe ajo kishte zgjedhur mos ta ftonte në fejesë të Platorit, por vetëm në dasmë do e ftojë.

Tani ka qenë vetë Mihrije Braha ajo e cila po publikon video në llogarinë e saj në Instagram, ku po shfaqen dy deklaratat e artisteve kosovare, derisa edhe vetë këngëtarja po qesh me to.