Gjatë natës së mbrëmshme Ulqini është përfshirë nga reshje të fuqishme shiu që kanë vazhduar për disa orë.
Pamjet që u publikuan gjatë ditës së sotme të japin përshtypjen sikur apokalipsi ka zbritur mbi këtë qytet bregdetar, shkruan Reporteri.net.
Ulqini pa dyshim se është një nga destinacionet e preferuara të kosovarëve për të kaluar pushimet verore. Njëri nga kosovarët që po kalon pushimet në Ulqin ka dërguar në adresë të Reporterit një video ku shihet “rrëmuja” që ka lënë pas stuhia në këtë qytet bregdetar.
Ai ka rrëfyer se stuhia e cila ka zgjatur për disa orë, për fat të mirë i ka gjetur brenda objekteve ku ata po qëndrojnë për pushime.
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.