×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina thumbon ish-burrin: Këta meshkujt që depilohen dhe i heqin vetullat, meritojnë edhe periodat

    Reporteri
    20 Korrik 2022 | 9:41

    Këngëtarja e njohur shqiptare, ditë më parë ka pasur një përplasje virtuale me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

    Ajo nuk nguroi t’i drejtohet atij tërthorazi përmes një postimi në InstaStory, duke shkruar se “njerëzit që nuk kanë turp bëhen objekt stuimi i psikopatologjisë”.

    E kundrejt kësaj deklarate, pati një reagim nga vet ish-bashkëshorti i saj, i cili shkroi në TikTok: “Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë”.

    Tani, këngëtarja e hitit “Fb” ka vazhduar me thumbime në InstaStory, duke bërë disa postime rresht.

    “Problemi kryesor te ne është se: Ai që duhet ta hapë gojën s’e hapë, e ai që duhet ta mbyllë s’e mbyllë”, shkroi fillimisht ajo.

    Më pas, Fjolla vazhdoi të thumbonte sërish në postimin e saj të dytë, duke shkruar: “Këta meshkujt që depilohen e i heqin vetullat e meritojnë edhe ciklin menstrual”.

    Për fund, ajo e përmbylli ciklin e postimeve të saj me frazën: “O Zot na jep pak shëndet e fat se për mend kemi boll (hamamin e hyrës)”.

    Fjolla dhe Fisniku përndryshe i dhanë fund martesës së tyre këtë vit, një vit pasi realizuan një dasmë madhështore në Ishujt Maldive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!