Një adoleshent indian cili nga mjekët u deklarua i vdekur klinikisht ‘u kthye në jetë’ derisa familja e tij e pikëlluar po përgatiste veten për funeral.
Gandham Kiran, 18 vjeç, ra në koma javën e kaluar pas një hepatiti të rëndë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Familjarëve të tij u tha se studenti nga Pillalamarri, do të mbetet i bllokuar në një gjendje vegjetative pa mundësi për mbijetesë.
Por nëna e tij e tij duke mbajtur zi mbi trupin e të birit, vuri re diçka alarmante kur pa lotë në sytë e tij.
“Isha e tronditur dhe e alarmuar njoftova të afërmit e mi, të cilët menjëherë thirrën një mjek lokal,” tha Saidamma për Hindustan Times.

Brenda tre ditëve nga rimëkëmbja e mrekullueshme e Kiranit, ai filloi të fliste dhe aktualisht po trajtohet nga mjekët. /Reporteri.net