Republika e Kosovës është duke u përballur me një krizë ekonomike kohëve të fundit, por kjo nuk i ka ndaluar bashkëatdhetarët të mos vijnë në vendlindje.

Disa me vetura e disa me airoplanë po vijnë në këto ditë të nxehta të çmallen me familjarët e tyre.

Gazeta Insajderi për rubrikën Vox-Pop ka vizituar airoportin “Adem Jashari” dhe ka ngacmuar mergimtarët, se sa para do të shpenzojnë gjatë pushimeve.

Reklamë

Disa prej tyre nuk përtuan as të japin shifra.

“20 mijë euro do t’i shpenzojë kismet në Kosovë”, tha mergimtari.