×
  • Lajme
  • Extra
  • Extra

    Ramiz Lladrovci: Dilsha n’fotografi, ma bojshin cili o qeni

    Reporteri
    26 Korrik 2022 | 21:55

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njihet për energjinë pozitive dhe humorin që ka.

    Në një intervistë për ATV, Lladrovci ka shkëmbyer eksperiencat e tij me ndjekësit e qytetarët që i komentojnë në rrjete sociale.

    Lladrovci tregoi se si dikur e merrte afër zemre secilin koment negativ, por, çka e shpëtoi nga kjo brengë, ishte këshilltari i ri që e kishte ai.

    “E kom ni këshilltar qe mka thon as ski me lexu komente as me i dhon përgjigje, ski mu marrë me ta, ki me menu veç cka ki me punu mire e çka me i than qytetarit. Mka bind qe s’duhet mu marre me komente…Komentet si marre për baze keshi dy here e ia lshoj ujt”, tha Lladrovci në ATV

    I pari i Drenasit shkaktoi të qeshura kur tha se teksa kishte publikuar një fotografi me qenin e tij, një komentues i tha “Cili është qeni?”

    “Dilsha me qen tem, n’fotografi ma bojshin cili o qeni”, tha tutje Lladrovci i buzëqeshur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!