Të paktën shtatë turistë, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur, gjersa më shumë se 100 u lënduan në një stuhi të fuqishme që goditi ishullin grek Halkidiki, shumë i popullarizuar në mesin e turistëve.
Sipas informacioneve të para policore, dy turistë të moshuar nga Republika Çeke, një grua dhe një djalë tetë-vjeçar nga Rumania, një burrë dhe një djalë nga Rusia, si dhe një peshkatar grek kanë mbetur të vdekur, transmeton Reporteri.net.
Era e fuqishme shkuli pemët dhe rrëzoi kulmet e shtëpive.
“Kjo është hera e parë në karrierën time 25 vjeçare që kam përjetuar një gjë të tillë”, tha për mediat greke, Atansios Kalcas, drejtor i qendrës shëndetësore ku u strehuan shumë njerëz të plagosur.
Kujtojmë se nga stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshme është goditur edhe Mali i Zi dhe Shqipëria, por pa dëme në njerëz.
Në disa pamje të publikuara shihet një nënë me një fëmijë në krah, që dëshpërimisht kërkon shpëtim. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.