Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb tha se qëndrimi i Gjermanisë dhe shteteve të tjera anëtare të BE-se është se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se Serbia duhet ta pranojë këtë.
Schieb në një intervistë për mediat serbe theksoi se Gjermania padiskutim konsideron se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid ashtu siç është kualifikuar edhe nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, transmeton Reporteri.net.
“Masakra e Srebrenicës është një nga krimet më të këqija të shekullit të 20-të. Pozita e Gjermanisë, si dhe anëtarëve të tjerë të BE-së, është se bëhet fjalë për gjenocid. Ne presim që Serbia të marrë të njëjtin pozicion”, u shpreh ndër të tjera ambasadori gjerman. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.