Samsung ka prezantuar të paktën nëntë telefona të ri Galaxy A këtë vit, dhe të paktën tre modele të tjera janë në përgatitje.
Raportet e fundit tregojnë se një ose dy telefona Galaxy A50 po na presin, të cilët janë certifikuar nga Agjencia Wi-Fi Alliance.
Pajisjet, me numrat SM-A561F dhe SM-A562N, mund të jenë telefona të njëjtë në versione të ndryshme dhe mund të ketë produkte krejtësisht të ndryshme. Ne tashmë e dimë se Galaxy A10e dhe Galaxy A20e vijnë si versione specifike për tregje të caktuara dhe Samsungu gjithashtu mund të shpallë modelin Galaxy A50e, transmeton kp.
Interesante është se këta numra të modeleve nuk janë vënë re më parë, që do të thotë se nuk ka të bëjë me telefonat e ardhshëm Galaxy A90 ose Galaxy A60.
Gjithashtu është vërë në dukej se telefoni SM-A507FN, i cili është i ndryshëm nga versionet nga listimi me Wi-Fi Alliance, kështu që është e mundur që të presim më shumë telefona nga seria Galaxy A.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.