×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë

    Reporteri
    02 Gusht 2022 | 17:12
    Rita Ora

    Në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin.

    Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytete e tyre përkatëse të lindjes.

    Prishtina është karakterizuar me këngëtaren e shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

    Rita është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.

    Duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

    Rita përndryshe ishte vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

    Në moshën 21-vjeçare ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, duke u bërë një emër mbarë-popullor me debutimin e saj të fuqishëm në tregun internacional, aso kohe me hitin ”Hot Right Now”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!