×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora konfirmon largimin nga Përputhen, zbulon projektin e madh që do ta udhëheqë

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 9:12

    Moderatorja, Bora Zemani ka konfirmuar ditën e sotme zërat për largimin nga emisioni i njohur “Përputhen”. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë me dije se do moderojë ‘Dancing With the stars’. Ajo ka shkruar se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur ndjekësit nëse janë gati të shohin personazhet e tyre të preferuar në ‘arenën e kërcimit’.

    “Një rrugëtim i ri për mua në @topchannelalbania. A jeni gati te shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Shihemi së shpejti!! Muzikë të lutem ????,”- ka shkruar Bora.

    Në rolin e moderatores do të jetë Bora Zemani dhe është aluduar se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi. Pjesëmarrja e Borës ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se do të jetë përballë Donald Veshaj. Presim të shohim se si do reagojë çifti gjatë programit, tani që është i sigurt ribashkimi i tyre.

    Teksa i afrohemi shtatorit më shumë detaje po zbulohen. Konkurrenti i parë është zbuluar tashmë dhe bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami që do të jetë pjesë e spektaklit. Përveç Donaldit pjesë e emisionit priten të jenë edhe Ardit Çuni, Vlashent Sata, Ronela Hajati dhe Beniada Nishani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!