Loredana është përfolur së fundmi se është bërë “mollë sherri” mes Noizy-t dhe Mozzik-ut. Dy reperët, të cilët sollën disa muaj më parë një duet të suksesshëm, i kanë dhënë fund miqësisë, gjë që u provua dhe nga fshirja e hitit “Bonjour Madame” në Youtube.
Ishte Noizy, i cili hodhi poshtë këto spekulime, ku theksoi se mes tij dhe Loredanës nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi. Sa i përket raportit me Mozzik-un, ai theksoi se kishte ardhur për arsye biznesi dhe se Loredana nuk kishte të bënte aspak me këtë.
Pas këngës “Heart Attack”, të publikuar disa javë më parë, Noizy dhe Loredana janë bërë sërish bashkë. Sipas “Prive”, reperja do të jetë pjesë e klipit të ri të Noizy-t. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një duet apo reperja do të jetë thjesht protagoniste në klip.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.