×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndahet çifti i famshëm, këto janë arsyet

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 11:32
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë ndarë pas 9 muajsh lidhje.

    Ata kanë vendosur të mbesin thjesht miq, thonë ekskluzivisht burime pranë çiftit për E! Lajme.

    Ndërkohë, thuhet se dyshja ka “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.

    Shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca dhe takimet e rralla. Kjo gjë e ka bërë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.

    Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards! . Sa për Kim, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!