×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik i kërkon Dua Lipës që ta vizitojë Prekazin

    Reporteri
    07 Gusht 2022 | 8:52

    Rep-artisti shqiptar Mozzik së fundmi pati një kërkesë publike për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

    Mozzik përmes një InstaStoy i kërkoi asaj që ta vizitojë Prekazin.

    “Dua jam shumë krenarë me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin #dontforget”, shkroi ai krahas një imazhi nga Prekazi.

    Rikujtojmë se Lipa këto ditë është duke qëndruar në Kosovë ku përformoi në natën e parë të ‘Sunny Hill’.

    Ndërsa dje artistja u dekorua me titullin “Ambasadore Nderi” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!