×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri thumbon keq estradën: Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore

    Reporteri
    07 Gusht 2022 | 10:26

    Këngëtarja Dafina Zeqiri është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Twitter.

    Shpesh herë ajo tregohet e hapur me ndjekësit, duke ndarë me ta shqetësime të ndryshme në këtë rrjet social.

    Së fundmi, ajo përmes një statusi në Twitter shkroi me shqetësim lidhur me kahjen që ka marrë së fundmi industria muzikore në Kosovë.

    “Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore… kaq e ngërçuar”, shkroi Zeqiri në Twitter.

    E u duk se lidhur me këtë deklaratë, ajo mori reagime të shumta nga ndjekësit e saj në këtë platformë.

    Ajo më pas sqaroi se bëhet fjalë për interpretime ‘live’, ku dihet që shumë nga estrada çalojnë në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!