×
  • Extra
  • Extra

    Rrihet “live” në Tik-Tok ekstremisti shqiptar i shpallur në kërkim

    Reporteri
    07 Gusht 2022 | 10:41

    Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok e ka “pësuar keq”.

    Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është rrahur nga disa persona.

    Në momentin që është rrahur, Marku ndodhej në një park.

    Disa shqiptsrë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta rrahin.

    Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

    Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit.

    Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

    Ky persona ka pasur sherr në rrjete sociale edhe me reperin Arkimend Lusha, apo i njohur ndryshe si Stresi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!