Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës Sunny Hill, festival ky që për katër ditë priti artistë nga e gjithë bota për të performuar në Prishtinë.
Sunny Hill, edhe këtë herë është mbajtur në Parkun e Gërmisë.
Në skenën e këtij festivali u ngjitën Dua Lipa, që është edhe organizatore e tij, artisti kolumbian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë.
Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.
Nata e fundit do të karakterizohet me muzikë elektrizuese, ku do të përformojë artisti i famshëm Diplo dhe shumë DJ të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.