Një vajzë rrjetesh sociale për pak sa nuk ka përfunduar viktimë e një trendi të bërë mjaft popullor në rrjetin social Tik Tok.
Videoja e incidentit është bërë viral në rrjet dhe tregon se si vajza bie nga dritarja e makinës në tentativë për të realizuar një video.
Bëhet fjalë për trendin ku vajza nxjerrin kokën e gjysmën e trupit nga dritarja e makinës ndërkohë që mjeti është në ecje. Një tjetër person, që mund të jetë ulur në sediljen e pasme apo në një makinë pas mjetit ku ndodhet personi që do realizojë trendin, bën filmimin.
Por, në këtë rast, jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Vajza ka rënë nga dritarja dhe ka përfunduar në rrugë.
Më pas shihet që makinat ndalojnë për të parë gjendjen shëndetësore të të resë e cila vë duart në kokë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.