×
  • Show Time
  • Show Time

    Me fustan të shkurtër dhe çizme të zeza, kryeministrja finlandeze shfaqet mahnitëse

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 16:09

    Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin bëri përshtypje edhe një herë me stilin dhe paraqitjen e saj në festivalin Flow në Helsinki.

    Politikania ishte e veshur me një fustan paksa mbi gju, i zbukuruar me temina dhe i lidhur në bel me një rrip të ngushtë lëkure. Look-u u shoqërua me çizme të zeza, një çantë të vogël zarf dhe syze dielli.

    Sanna Marin ka postuar një foto në story-t e saj në Instagram.

    Kryeministrja është bërë shpesh virale për paraqitjen e saj.

    Ajo është parë më herët me pantallona të shkurtra dhe xhaketë lëkure.

    Ajo u shfaq tejet mbresëlënëse në Ruisrock një festival rock që zhvillohet çdo vit në ishullin e Ruissalo në Finlandë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!