Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarre një operacion kontrolli në 30 lokacione të ndryshme në pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë.
Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.
Nga raportimet e para vërehet se zyrtaret kanë hasur në mallra të kontrabanduara.
“Në përfundim të operacionit, do të ju njoftojmë me rezultatet”, thuhet në komunikatën e për media.