Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur Noizy ka mbajtur koncertin e tij, Alpha Show.

Këtë koncert madhështor performuan një numër i madh artistësh të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Por, surpriza e madhe për të gjithë ishte pjesëmarrja e reperit Stresi, me te cilin Noizy ka pasur përplasje të ashpra për vite me radhë. Noizy ftoi në skenë Stresin, teksa theksoi se gjëja më e mirë që mund të bëjnë njerëzit është të jetojnë në paqe.

Reklamë

 

Për herë të parë të dy reperat performuan së bashku duke elektrizuar skenën. Nuk munguan as puthjet e përqafimet mes tyre. Gjithashtu, para se të largohej nga skena, Stresi dha një mesazh: Ne sot jemi më të fortë se kurrë!