×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë”, këngëtarja shqiptare merr sërish vëmendjen e Facebook

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 11:44

    Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka disa ditë që po qëndron për pushime në jug të Shqipërisë.

    Artistja e hitit “Levitating”, pas suksesit me festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, tani ka udhëtuar drejt Shqipërisë, e që ka zgjedhur Ksamilin për pushime, shkruan Reporteri.net.

    Lipa në disa fotografi të publikuar nga vendi ku po qëndron në jug, ka marrë sërish një koment nga llogaria zyrtare e Facebook.

    “Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan gjiganti i rrjeteve sociale.

    Ndryshe, festivali Sunny Hill do të organizohet sërish, kësaj radhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

    Deri tani janë bërë të ditur disa nga emrat, si Dafina Zeqiri, Stormzy, Fedez, Mozzik, ndërsa ditët në vazhdim pritet të bëhen publik edhe emrat tjerë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!