Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell pritet të dalë së shpejti para mediave për të treguar për atë prodhoi takimi i sotëm i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Siç njofton Zyra për Informim e BE-së, takimet janë drejt fundit.

“Takimet janë duke përfunduar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell do të mbajë së shpejti fjalimin e tij për shtyp”, thuhet në njoftimin e fundit të BE-së.

Reklamë

Nga ana tjetër, delegacioni i Serbisë para pak minutash ka dalë nga takimi. Kryenegociatori i palës serbe në dialogun e Brukselit, Petar Petkoviç, tha se nuk ka mundur të arrihet asgjë në Takimin e Nivelit të Lartë, ngase pala kosovare tha se “ka refuzuar çdo kompromis”.

Delegacioni serb del nga takimi, Petkoviç: Nuk ka marrëveshje, Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel