Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.
Takimi u mbajt në ditën kur në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohet sërish Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili i është kthyer Kuvendit nga presidentja e Republikës së Kosovës.
Në rendin e ditës së Kuvendit është përfshirë rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Pas takimit, ku u fol për Ligjin për Specialen, Çitaku foli shkurt për mediat.
“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha U.D. e kryetares së PDK-së.
E pyetur nëse Ligji për Specialen do të dalë për votim sot në Kuvend, Çitaku u përgjigj shkurt: “Po besoj që po”, tha ajo.