Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.
Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19, duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.
Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.
Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.
Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.