Çdo vikend Ramush Haradinaj ngjitet bjeshkëve, dhe nganjëherë i merr dhe fëmijët me vete, si dhe bashkëshorten.
Por siç duket këtë javë Anita ka qëndruar në shtëpi dhe e ka pritur Ramushin.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka treguar se ‘PO’ e ka pritur burrin e saj i cili ka dalë bjeshkëve, dhe ka treguar me cilën këngë.
“Kur më vjen burri nga stani” ka shkruar ajo ku e ka etiketuar Haradinajn.
Ndonëse Anita duket të mos jetë veshur me fustan siç thotë teksti i këngës, ajo mbetet ende aktuale dhe relevante me situatën si një ndër këngët më të mira shqip.
