×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia dëshiron që Veriu i Kosovës të bëhet Belfast i Ballkanit, thotë gazetari serb

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 11:27

    Regjimi serb kërcënoi se Veriu i Kosovës mund të bëhet Bellfasti i Ballkanit dhe [e ashtuquajtura] Brigada e Veriut të bëhet si IRA-ja, vlerësoi redaktori i politikes në të përditshmem opozitare serbe “Danas”, Vukoshim Obdradoviç, transmeton “Reporteti.net”.

    “Skenar tejet të rrezikshëm”, një situatë të tillë e vlerësoi Obradoviç, derisa shtoi se “shumë më e rrezikshme se ndonjë konflikt i shkallës së madhe”.

    Që nga kërcënimi përmes një video-adresimi të kriminelit në kërkim, Milan Radoiçic, gazetari serb thotë se ai paraqitet “si një lider i kush-e-di-çkafit”.

    “Kush mendon të luajë me këtë letër duhet t’ia vë mendjen konflikteve në Irlandë”, tha Obdradoviç per N1.

    “Ato mbishkrime në Mitrovicën e Veriut dhe tregimi i Aleksandër Vuçiçit për të rinjtë që nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës – kushdo që luan atë kartë duhet që para se të hyjë në një aventurë të tillë, të studiojë mirë historinë e konfliktit në Irlandë, sepse zgjati 30 vite, sa jetë janë marrë, sa viktima të pafajshme ka pasur dhe se në fund u kanë dhënë fund nga të dyja palët, pra mes protestantëve, katolikëve dhe britanikëve, përmes negociatave dhe marrëveshjes”, tha Obradoviq.

    Pikërisht këtë skenar e sheh kur dëgjon në deklaratat që vijnë nga Beogradi se flitet për luftë me Kosovë, thotë ai.

    “Pra, është një skenar shumë i rrezikshëm që realisht kur zëdhënësit e Aleksandër Vuçiçt thonë luftë në Kosovë, në fakt mendoj se e kanë për qëllim këtë skenar”, ka treguar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!