Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojslav Sheshel ka thënë se një e keqe e madhe po përgatitet në Kosovë. Sipas tij, 80 serbë janë në listë për t’u arrestuar dhe 8 të tjerë për t’u likuiduar.
Ai ka folur për TV Pink në Beograd, duke komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje mes kryeminsitrit Albin Kurtid he presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
“Një e keqe e madhe po përgatitet në Kosovë. Se a do të ndodh me të vërtetë, ne nuk jemi plotësisht të sigurtë. Supozoj që qëllimi i Serbisë është që të bëj gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar të keqen. Megjithatë, vendet e të ashtuquajturit Quint, i kanë dhënë mbështetjen e plotë shqiptarëve”, ka thënë Sheshel.
“Çdokush do që ta shantazhojë Serbinë”, ka vazhduar ai.
Ai pretendon se Serbia do t’i mbrojë serbët e Kosovës “me të gjitha mjetet”.
Sipas Sheshel, forcat e Policisë së Kosovës janë gati që të thyejnë barrierat e vendosur nga serbët dhe për këtë tashmë është prezantuar orari i punës prej 12 orësh, nga i cili janë përjashtuar zyrtarët policorë serbë.
Sipas tij, po planifikohet vrasja e 8 serbëve në mënyrë që të shkaktojë një mungesë organizimi mes serbëve.
“Tashmë kemi informacionet se rreth 80 serbë janë në listë për t’u arrestuar. Nuk do t’i vrasin të gjithë, por kryesorët, ndërsa të tjerët do t’i arrestojnë”, ka pretenduar Sheshel. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.