Alberto Balocco, president dhe CEO i industrisë së ëmbëlsirave ndërroi jetë sot më 26 gusht, pasi u godit nga rrufeja në male, në zonën Assietta, në Komunën e Pragelato në provincën e Torinos në Itali.
Lajmi ka tronditur botën e biznesit italian. 56-vjeçari Balocco ishte në shoqërinë e një miku nga Luksemburgu, në një xhiro me biçikletë.
Mediat italiane raportojnë se thirrja e urgjencës u bë nga një automobilist që kalonte pranë Assietta-s, por ndihma e ambulancës ajrore rezultoi e kotë.
Kompania u themelua nga gjyshi i tij në 1927 dhe ende 100% i kontrolluar nga familja.
Viktima tjetër është Davide Vigo 55 vjeç, me origjinë nga Torino dhe banues në Luksemburg.
Dy muaj më parë, më 2 korrik, një tjetër humbje e rëndë goditi familjen dhe kompaninë e ëmbëlsirave Balocco, vdekja e babait të Albertos, Aldo, shpikësi i panettones së famshme ‘Mandorlato’ dhe arkitekti i rritjes së kompanisë që nisi nga babai i tij në vitin 1927 në Fossano (Cuneo), kur hapi një pastiçeri të vogël.
Alberto Balocco drejtoi kompaninë me 500 punonjës dhe një qarkullim prej 200 milionë eurosh në 2022, së bashku me motrën e tij./a2cnn
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.