Samedin Mehmeti ka ofruar sot dorëheqjen nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të njohur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke konfirmuar se kryeministri Kurti e liroi sot Mehmetin nga detyra.

Pas dorëheqjes, Samedin Mehmeti ka folur rreth vendimit të tij. Tha se dorëheqjen e ka ofruar pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të vajzës 11-vjeçare të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Reklamë

Jep dorëheqje Drejtori i Policisë së Kosovës, shkak dhunimi i 11 vjeçares

Sipas tij, pas këtij rasti të rëndë është akt profesional dorëheqja.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, tha Mehmeti për Express.

Në vend të tij U.D., i drejtorit të PK-së është emëruar zv/drejtori i policisë Fehmi Hoti.

Reklamë

Për rastin e dhunimit të 11-vjeçares janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Dy të moshës madhore dhe tre të mitur. Katër nga ta po qëndrojnë në paraburgim, ndërsa i dyshuari i pestë është arrestuar sot.

I arrestuari për dhunimin e 11 vjeçares vazhdimisht publikonte foto e video me armë në rrjetet sociale